EKSKLUZIVE: Kështu duken stema, emblemat dhe gradat e reja të Ushtrisë së Kosovës (FOTO)

Forca e Sigurisë së Kosovës, me ndryshimin e mandatit të saj, ka bërë ndryshime kozmetike edhe në stemën, emblemat e njësive dhe në dukjen e gradave.

Disa i ka modifikuar, kurse disa të tjera i ka ndryshuar tërësisht.

Ballkani.info i ka siguruar fotot e të gjitha simboleve të reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto ndryshime janë bërë për shkak të amendamentimit të ligjeve për ushtrinë.

Kriteret e përdorura në këto simbole të reja janë përfshirja e elementeve shtetërore, ushtarake dhe standardet e NATO-s. /Ballkani.info/