Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës po shkon drejt fundit.

Për shkak të mos konkurrimit të femrave dhe minoriteteve, afati i konkursit për të konkurruar është shtyrë edhe një javë, përkatësisht deri këtë të premte.

Ballkani.info ka siguruar emrat e atyre që kanë konkurruar deri më tani.

Në mesin e tyre ka ish-ministra, ish-kandidat për kryetar komune dhe aktivistë besnikë të subjekteve politike në vend.

Kandidatët e deritashëm për Drejtor të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës

1. Ismet Alia (Njihet si afërt me PDK-në dhe vjen nga Komuna e Skenderajt)
2. Ruzhdi Zeqiri (Njihet si afërt më LDK-në)
3. Murat Mehmeti (?)
4. Shaqir Totaj (Ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit)
5. Hamdi Hoxha (I afërt me LDK-në, por kohëve të fundit edhe me Nismën Socialdemokrate)
6. Ilir Murtezi (I afërt me PDK-në)
7. Hamit Mulaj (I afërt me PDK-në)
8. Astrit Haraqija (Ish-ministër i LDK-së, i afërt me familjen Rugova)
9. Isen Lipovica (I afërt me Elmi Reçicen e PDK-së)
10. Besim Ahmeti (I afërt me Hajredin Kuçin e PDK-së)

Zyrtarisht, pas shtyrjes njëjavore, konkursi do të mbyllet më 16 nëntor 2018.

Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës aktualisht është Sakip Imeri, i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Ballkani.info/