Në Marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Washington, një prej pikave që janë pajtuar është edhe përdorimi i përbashkët i Ujmanit.

“Të dyja vendet janë pajtuar të punojnë me Departamentin amerikan për Energji, për studim fizibiliteti në mundësinë e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si burim për ujë dhe furnizim me energji”, thuhet në këtë pikë.

Një ruajtje e tillë e Ujmanit erdhi pas insistimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se pas insistimit të Haradinajt, ka qenë emisari i Trumpit, Richard Grenell që ka folur në telefon me Haradinajn, për ta siguruar se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje të Serbisë në pjesën e Ujmanit që është në territorin e Kosovës.

“Haradinaj ka insistuar që Ujmani mos të jetë në tavolinë dhe kështu ndodhi. Kështu është edhe në marrëveshjen e nënshkruar. Ujmani do të shfryëzohet për prodhim të energjisë në pjesën e saj. Duhet pas parasysh se rreth 20 përqind e Ujmanit ndodhet në territorin e Serbisë”, kanë thënë burime të Ballkani.info.

Pra, Ujmani do të ndihmohet nga Amerika për të qenë i shfrytëzueshëm nga Kosova, në pjesën e saj, për prodhim energjie dhe ujitje.

Një tjetër pikë e marrëveshjes përmendet edhe qasja në Detin Adriatik.

E në pikën e pestë të marrëveshjes, “palët pajtohen që të jenë pjesë e “Mini-Schengen zone”, të iniciuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia në tetor të vitit 2019”.