Dalip Brahimi është në mesin e të arrestuar dje për fajde dhe krim të organizuar në Prishtinë. Bashkë me të është arrestuar edhe djali i tij, Rrahim Brahimi.
Ata janë kapur në Prishtinë, nën dyshimin se është pjesë e një grupi kriminal që merret me fajde e lojëra ilegale të fatit.
Askioni i policisë është zhvilluar në 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”. Përpos anëtarëve të familjës Brahimi, është arrestuar edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha dhe Ismet Salihu. Vetëm një i dyshuar ende nuk është arrestuar. Alban Geci, djali i Sabit Gecit, është ende nën arrati.
Ballkani.info merr vesh se Dalip Ibrahimi ka qenë kandidat i AAK-së për Kodrën e Trimave.
“Dalip brahimi ka qenë i plagosur për shkak se ishte në automjet me Enver Sekiraqën dhe gjatë një atentati ndaj Sekiraqës ky ishte plagosur. Ky njihet edhe si mik i ngusht i Sekiraqës. Dalip Ibrahimi është kryetar dege në Kodrën e Trimave i AAK-së”, thonë burime të Ballkani.info.
Po ashtu këto burime thonë se Dalip Ibrahimi posedon pasuri të mëdha në Prishtinë dhe është mik me zyrtarët e lartë të AAK-së, Besnik Tahiri dhe Avni Arifi. /Ballkani.info/








