EKSKLUZIVE: Garë e fortë mes Kujtim Shalës dhe Arban Abrashit për kandidatin e LDK-së për kryeministër

Qeveria ka mbetur në detyrë që nga vendimi i para dy ditësh i Gjykatës Kushtetuese për rrezimin e saj.

Ky vendim i Kushtetuesës, i cili nënkupton që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen breda 40 ditësh që nga shpallja e aktgjykimit, i ka shtyrë partitë politike që në afat rekord t’i përpilojnë listat e kandidatëve për deputet si dhe ta nominojnë kandidatin për kryeministër, shkruan Ballkani.info.

Partia e vetme që deri më tash e ka konfirmuar kandidatin për kryeministër është PDK-ja e cila në zgjedhje do të shkojë në krye të listës me Enver Hoxhajn.

Në anën tjetër, Ballkani.info ka mësuar ekskluzivisht nga burimet e saj se në LDK po diskutohet për dy emra në veçanti, Kujtim Shala e Arban Abrashi.

Këto burime kanë konfirmuar për Ballkanin se emri i Shalës është në një pozitë më të mirë dhe se i tilli mund të jetë ai që do të i prijë listës dhe fushatës së LDK-së.

Ballkani do ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit.