Ditëve të fundit është folur shumë për një largim të mundshëm të trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Franco Foda. Ai kishte marrë një ofertë të majme nga një skuadër arabe, megjithatë, projekti i trajnerit gjerman tek Kosovë është i qartë dhe ai do ta dërgojë atë deri në fund këtë.
Burime të Ballkai.info thonë se Foda do të vazhdojë punën me dardanët dhe objektiv e ka kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Botëror, kualifikime këto që i nis në muajin shtator ku fillimisht ndeshet me Zvicrën e pastaj me Suedinë.
“Ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet. Krejt çfarë ka thënë është se ka marrë një ofertë, madje kjo nuk ka qenë oferta e parë, ai ka pas edhe më herët por kjo ka qenë oferta më e majme, por ai ka vendosur ta qoj projektin me Kosovën deri në fund”, i ka thënë portalit burimi i afërt me kombëtaren dardane.
Të kujtojmë se sot Foda është takuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi në Vjen dhe duket se gjithçka është sqaruar atje.







