Ish-deputeti dhe ish-ministri i AAK-së, Blerim Kuçi, ka lënë të kuptohet se mund të jetë afër kalimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Kuçi mbrëmë theksoi se ka një orientim të ri për të ardhmen e tij politike, por shtoi se ende nuk është momenti për të zbuluar më shumë detaje. Ballkani.info merr vesh ekskluzivisht se Blerim Kuçi do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Suharekës.
Kuçi në zgjedhjet e tetorit pritet ta sfidojë tashmë ish bashkëpartiakun e tij për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj.
Kuçi gjatë karrierës së tij politike në AAK, ka ushtruar pozita të larta drejtuese në parti, por edhe në ekzekutiv si ministër në kohën kur kjo parti ishte pjesë e koalicionit qeverisës me LDK’në. Për një mandat ka qenë edhe kryetar i Suharekës. /Ballkani.info/







