Ekskluzive: 17 vjeçari që la të vdekur M. Aliun në Ferizaj mori hak për vëllain e vrarë 3 vjet më parë

Ferizaj sot pasdite u trondit nga një vrasje makabre e kryer në qendër të qytetit. Mentor Aliu, 25 vjeçar mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, pasi që ndaj tij shtiu një 17 vjeçar me inicialet SH.R.

Ballkani.info merr vesh se 17 vjeçari e kreu vrasjen si hakmarrje për vëllain e tij të vrarë, Samir Rexha, tri vjet më parë në rrugën e Gjilanit.

Burime të Ballkani.info thonë se vrasësi i Samir Rexhës, është vëllai i viktimës që u vra sot në Ferizaj, Mentor Aliu. Këto burime shtojnë se ai tashmë është duke e vuajtur dënimin me burg.

Mësohet se ndaj 25 vjeçarit u shti me armë zjarri, derisa viktima ishte i shoqëruar nga një person tjetër.

Për vrasjen e Mentor Aliut, që ndodhi sot policia ka arrestuar dy persona. Shoqëruesin e viktimës dhe dorasin e dyshuar. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u vra sot në Ferizaj (FOTO)