Ekipi kosovar i mundjes arrin në Stamboll, pritet kthimi i tyre në Kosovë

Ekipi i Kosovës në mundje ka arritur të martën në Stamboll.

Ekipi kosovar i mundjes ndodhej në qytetin Kahramanmarashit, për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “12 February”, teksa më pas përjetoi tmerrin shkaku i tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Delegacioni kosovar, që ndodhej atje, shpëtoi nga më e keqja pasi qyteti në fjalë ishte më i goditur nga tërmeti.

Ekipi i mundjes sot udhëtuan drejt Stambollit.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Mundjes së së Kosovës.Njoftimi i plotë nga FMK (pa ndërhryje):

“Pas shume peripecish 30 ore rruge dhe tmerrit te përjetuar nga tërmeti ne qytetin Kahramanmarashit te Turqisë, ekipi i Kosovës ka arritur ne Stamboll”.