Brezovicë

Ekipi i Mjekësisë Ligjore merr trupin e pajetë të Arian Dacit me motor ski (FOTO)

Ekip i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupin e pajetë të Arian Dacit për ta dërguar në obduksion në Prishtinë.

Derisa kanë arritur ekipet dhe familja e të ndjerit, trupi i pajetë i Arianit ka qëndruar në bodrumin e një hoteli në Brezovicë, njofton Klan Kosova.

Ekipi i Forenzikës për shkak të rrugëve të vështirësuara është detyruar që trupin ta marrin me motor ski nga hoteli.