Anëtari i Ekipit Kombëtar të të Rinjve në disiplinën e Skijimit Alpin, Andi Pupovci, po merr pjesë në Kampin Stërvitor FIS FDP Alpine Training Camp që po zhvillohet në Austri, nga 26 tetori deri më 15 nëntor.
Ky program ndërkombëtar, i organizuar nga FIS Development Program, bashkon atletë të rinj e premtues nga shtete në zhvillim të skijimit, për t’u trajnuar nën udhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtarë, për të shkëmbyer përvoja dhe për të avancuar më tej aftësitë e tyre në pistë dhe jashtë saj.
“Krenohemi me pjesëmarrjen e Andit në këtë kamp prestigjioz ndërkombëtar, duke përfaqësuar Kosovën dhe duke vazhduar ndërtimin e rrugëtimit të tij drejt majave të skijimit alpin!”, thekson Federata Skitare e Kosovës.







