Fatlind Ejupi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Kick boksit që po zhvillohet në Bar të Malit të Zi.

Në duelin final, kick boksieri kosovar u ballafaqua me boshnjakin Davud Velic të cili e mposhti me nokaut që në raundin e parë.

Ndryshe, ekspedita kosovare tashmë ka siguruar 17 medalje elitare në këtë kompeticion ku po marrin pjesë tetë shtete ballkanike.