“Eja në kabinet t’i nxjerrim mungesat”, dënohet me burg mësimdhënësi nga Peja që ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me tre vite e gjashtë muaj burgim një mësimdhënës nga Peja, meqenëse i njëjti e kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij të mitur.

Përveç dënimit me burgim, XH.J i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për pesë vjet.

“Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.