Ehat Miftaraj: Përfundon afati ligjor për koalicionet, disa parti me apetite më të vogla në torten e madhe

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se sot ka kaluar afati ligjor për koalicionet e partive politike.

Në një postim në Facebook, Miftaraj shkruan se nuk ka asnjë koalicion mes partive politike shqiptare.

“Partitë e mëdha politike si duket do t’i marrin nën shqetulla partitë e vogla politike, duke u rezervuar disa numra në listat zgjedhore. Një praktikë për t’u përshendetur, pasi kështu edhe partitë politike me elektorat sa nje kombi bus, do të kenë apetite më të vogla në tortën e madhe të quajtur pushtet”, ka shkruar Miftaraj.

Ndërsa sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar dy koalicione për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Deri më tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve:  Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka deklaruar Valmir Elezi.

Ndërsa, sot LDK-ja kanë njoftuar se do të garojnë së bashku me AKR-në në një listë të vetme.

Ndërkohë, partitë politike kanë pasur kohë vetëm deri sonte në orën 18:00 për të regjistruar në KQZ koalicionet parazgjedhore.