Efektivi i FNSH-së humb armën e shërbimit, dyshimet e para për ngjarjen
Gramoz Spahiu, efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur armën e shërbimit.
Mësohet se efektivi Spahiu e ka evidentuar humbjen e armës së shërbimit në fshatin Pronovik të qytetit të Poliçanit,pranë Repartit të Zjarrëfikësve.
Megjithatë, ende nuk dihet ende nëse efektivi Spahiu thjesht e ka humbur armën apo ja kanë grabitur.
Denoncimin ai e ka bërë 2-ditë më parë në policinë e Skraparit. Spahiu është 48-vjeç dhe jeton në fshatin Mbrakull të Beratit.
“Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njofton policia.