Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se ka dyshime serioze se Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë një marrëveshje pa praninë e Bashkimit Evropian.
Lajcak ka deklaruar sot se Prishtina dhe Beogradi mund të nënshkruajnë marrëveshje pa praninë e Bashkimit Evropian, duke aluduar kështu se takimi i radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes dy vendeve mund të sjellë një marrëveshje përfunditmare.
“Për mua një marrëveshje e mirë është një marrëveshje që sjellë Kosovën e Serbinë më afër Bashkimit Evropian dhe më besoni se kam dyshimin serioze se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e Bashkimi Evropian”, tha Lajcak.
Lajcak tha se është shumë i vendosur që të rinisë dialogu dhe që pas vizitës së tij në Beograd do ta caktojë datën e takimit të delegasionit të Kosovës dhe Serbisë.
“27 anëtarët e BE-së e dërguan një sinjal mjaft të qartë për angazhimin në Kosovë dhe në rajon. Ju e dini që sa herë që bëj diçka e bëj 100 %. Jam i vendosur për të rinisur dialogun dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Kam pasur takime konstruktive me liderët politik në Kosovë dhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Unë kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog. Diskutuam që të rifillojmë me shpejtësi dialogun, si dhe datat, metodologjitë, prioritetet. Jam i kënaqur me seriozitetin e treguar për rifillimin e dialogut. Në Beograd planifikoj t’i diskutoj këto elemente, që pas saj të shpallim takimin e parë”, tha Lajcal.
Po ashtu përfaqësuesi i BE’së tha se kosovarët meritojnë liberalizimin e vizave, por kjo varet nga disa shtete të tjera të BE’së.







