Ora 7 – Shqipëria e viteve të 40-ta, koleksion fotografik nga Vivian Robinson – Klan Kosova

Ora 7 – Shqipëria e viteve të 40-ta, koleksion fotografik nga Vivian Robinson – Klan Kosova Këto janë disa prej fotografitë te realizuara nga shkrimtari dhe ushtaraku britanik, Vandeleur Robinson, i lindur në vitin 1902 dhe i cili vdiq në vitin 1990. Fotografitë janë pjesë e serisë së storieve përmes fotografisë që po i sjell gazetari Milot Hasimja. Në vitet 1930, Robinson-i punoi në Lidhjen e Kombeve si organizator rajonal për Evropën juglindore. Aty u njoh me gruan e tij të dytë, gazetaren britanike Clare Hollingworth. Muajin e mjaltit çifti e kaloi në Ballkan, ku Robinson-i shkoi përsëri dhe qëndroi disa muaj përpara se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Ishte pikërisht gjatë kësaj kohe kur vizitoi edhe Shqipërinë për herë të parë. Kjo vizitë shërbeu si frymëzim për Robinson-in për të shkruar librin e tij, "Rruga e Shqipërisë drejt Lirisë", Londër 1941. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Robinson-i shërbeu si kapiten në ushtrinë britanike ku, me sa duket punoi për organet e zbulimit. Erdhi në Shqipërinë në tetor të vitit 1944, ku takoi udhëheqësit e ardhshëm komunist. Në mars të vitit 1945, Robinson-i ishte atashe shtypi në misionin ushtarak britanik në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Shqipëri, si vëzhgues i huaj diplomatik, ai pati mundësi të merrte pjesë në Gjyqin Special të zhvilluar kundër gjashtëdhjetë përfaqësuesve të regjimit para-komunist, gjatë të cilit të pandehurve iu dhanë dënime të ashpra me vdekje, ose me burgim të gjatë si kriminelë luftë dhe armiq të popullit.

Gepostet von Ora Shtate nê Klan Kosova am Freitag, 1. März 2019