Edukatorja që dhunoi të miturën në Tiranë: Nuk e kam prekur me dorë

Edukatorja Majlinda Dehima që dhunoi të miturën në kopshtin privat në Tiranë është lënë në arrest me burg.

Ajo ka deklaruar para gjykatës se nuk e ka prekur me dorë 3-vjeçaren dhe i ka kërkuar ndjesë familjarëve.

“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur,” – u shpreh Dehima.

Edukatorja u arrestua pas kërkesës së prokurorisë dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë në ambientet e kopshtit “Stinët” ndaj një vajze 3-vjeçare, duke i thyer këmbën kësaj të fundit.

Rasti u bë publik për mediat, pasi edhe pse prindërit bën më herët denoncimin, policia nuk kishte marrë asnjë masë./Euronews Albania