Edona Llalloshi përgëzon Majlinda Kelmendin pas ngritjes së shtatores

Federata Botërore e Xhudos ia ka ndërtuar krenarisë së Kosovës një shtatore.

Me rastin e ngritjes së shtatores, xhudistes Majlinda Kelmendi, këngëtarja Edona Llalloshi ka uruar sportisten për arritjet e saj gjatë viteve të fundit.

Këngëtarja ka publikuar një foto të shtatores së Majlindës në Instagram ku i bashkëngjiti edhe një shkrim.

“Majlinda Kelmendi – Krenaria e Sportit dhe Kultures tonë Sportive- Urime Kosovë urime Majlinda” kishte shkruar Edona.

https://www.instagram.com/p/B9HBOTHp3rg/?utm_source=ig_embed