Edon Zhegrova shënon sërish për Baselin

Vetëm pak ditë pasi i siguroi fitoren me një gol fantastik Baselit, Edon Zhegrova ka shkëlqyer edhe në takimin e sotëm të Ligës së Konferencës kundër Omonias.

Futbollisti kosovar realizoi golin e tretë të Baselit në fitoren 3:1.

Zhegrova shënoi në minutën e 88-të pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve.

Goli: https://streamja.com/OBKNW