Edon Zhegrova përfundon në radarin e Napolit

Napoli – Lille edhe një herë “pazar”, të paktën kështu duket. Këtë herë me një kosto më të kapshme, por pa mohuar asgjë, e lëre më të ëndërrojmë. Kishte një kohë, madje kohët e fundit (verë 2020) me pak trafik në këtë itinerar: Osimhen te Napoli dhe 70 milionë për të bërë rrugën e kundërt.

Kanë fluturuar tri vite nga marrja e Osimhen dhe Napoli, i cili vazhdon të “psonisë” te Lille, sepse atje ka lojtarë të fortë, nuk heq dorë nga ky “Pazar”. Më konkretisht, De Laurentiis do ta kishte blerë me kënaqësi Tiago Djalo, nëse do t’i duhej një qendërmbrojtës. Dhe pastaj, pasi ka vënë re diçka tjetër, për shembull Edon Zhegrovën, po mendon për të.

Ai është një sulmues krahu i djathtë, që mund të jetë i dobishëm në rast se Lozano largohet. Kosovari ka tërheqjen e tij, lëvizjet e një anësori të pjekur, një moshë që gudulis (24 vjeç) dhe kosto prej më pak se 10 milionë euro. Për momentin, ylli i kombëtares dardane është në listë për atë zonë të fushës.

Nëse do të ishte vërtet e nevojshme (ose edhe e domosdoshme), Napoli do të donte të merrte Domeniko Berardin (29 vjeç), që përfaqëson obsesionin e ëmbël të një periudhe 5-vjeçare dhe nuk u zhduk kurrë nga mendimet e De Laurentiis.

Por Berardi ka bërë një zgjedhje jete me Sassuolo-n, nuk do të jetë e lehtë ta shkulësh nga habitati i tij natyror. Është disa vite më i madh dhe mbi të gjitha i kushtueshëm financiarisht. Për pasojë, Zhegrova mbetet opsioni më i pereferuar për Napolin.