Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Lojtari së fundmi ka refuzuar një ftesë të skuadrës franceze, Lille.

Zhegrova ende është në Kosovë dhe pothuajse çdo ditë po stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Menaxherët e futbollistit janë duke punuar shumë për ta larguar atë nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës.

Momentalisht vetëm skuadra e Napolit është shumë pranë sulmuesit “dardan”./