Edon Zhegrova e shënon golin e karrierës për Baselin

Edon Zhegrova e ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm për Baselin kundër Zurich, në një ndeshje të Superligës së Zvicrës, që po zhvillohet momentalisht.

Sulmuesi i Kosovës e mori topin në mesfushë dhe i kaloi disa lojtarë për të shënuar nga afërsia për epërsinë 3:0 të Baselit.

Ky ishte goli i parë i Zhegrovës në Superligën e Zvicrës për Baselin.

loading…