Edita Tahiri: Temat e kufijve jashtë parimeve evropiane, çojnë në luftëra dhe jo stabilitet

Ish-shefja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se diskutimi i temave të kufijve mund të çojë drejt destabilizimit të rajonit.

Tahiri ka theksuar se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet te mbështetet në parimet e fqinjësisë së mirë.
“Disa herë i kam thënë Mogherinit ‘mos lejo këto tema të kufijve’. Jo vetëm që çojnë në luftëra dhe jo stabilitet por po dalin edhe jashtë parimeve evropiane të fqinjësisë se mire”.

“Kam besuar që BE-ja vërtet do të mbështetet në parimet e shteteve multietnike. Një prej kushteve është respektimi strikt i minoriteteve. Në bisedimet e Vjenës kur kanë bërë kompromis, argumenti kryesor ka qenë – nëse doni te bëheni pjesë e BE-së duhet të plotësoni kushtet, në veçanti për minoritetin serb”.

“Vetë liderët evropian shkelën vlerat evropiane”.

Sipas Tahirit ekziston edhe një alternativë, në qoftë se BE-ja publikisht heqë dorë nga shtetet multietnike në Ballkan, e me këtë, sipas saj, do të hapej tema e gjithë kufijve të Ballkanit.

Ish kryenegociatorja në Zona B gjithashtu ka folur edhe për gjendjen e serbëve të Kosovës, që, siç u shpreh, janë instrumentalizuar nga Serbia.

“Këta qytetarë serbë të veriut kanë qenë fatkeq, sepse Serbia vazhdimisht i ka manipuluar dhe kërcënuar. Në kohen kur përfundoi lufta, Kosova ishte nën administrimin e UNMIK-ut, dhe ishte ai që lejoi që Serbia të kthejë strukturat paralele në veri, që nuk e pengoi Serbinë të instrumentalizojë serbët e Kosovës dhe të veriut. Serbia madje dalloi serbët e veriut. Pse? Sepse Trepça”.

“Këto kanë qenë ato problemet. Nuk ka qytetarë të këqij por politika të këqija. Dështimi i UNMIK-ut dhe dështimi i qeverive tona deri te fillimi i dialogut. Ne në vendëse të përkushtoheshim të gjithë bashkë ta skajonim UNMIK-un dhe t’i merrnim gjërat në dorë, ne u morëm me interesa personale”.