Edita Tahiri: Për ministre të Jashtme më propozoi Bujar Bukoshi

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka treguar për kohën kur thotë se shërbeu si ministre e Punëve të Jashtme.

“Shumë ministra kontestohen. Mua ndoshta s’kanë mund me më kontestua shumë sepse Ministria e Jashtme ka qenë një punë e dukshme. Unë kam udhëtuar nëpër botë, më shumë Europë dhe Amerikë për të lobuar pavarësinë e Kosovës. Ka qenë e vështirë të mohohet”, tha Tahiri.

“Unë jam emëruar me propozim të Bukoshit. Në atë kohë Bukshoni veç doli në azil por e çoi porosinë përmes Zenel Kelmendit. Pastaj unë ia thash bashkë me Zenelin Rugovës, ai e pranoi dhe unë pastaj, pas një muaji ndoshta udhëtova në Zvicër ku takova Bukoshin. U morëm vesh dhe unë prej aty fillova punën time si ministre e Jashtme”, theksoi ajo.

“Në fakt, unë ndejta katër – pesë muaj në diasporë, siç rrinte qeveria në ekzil, por arsyeja që kërkova të kthehesha në Kosovë ishte kjo. Në bisedat me diplomacinë që bëja në atë kohë, më tepër u koncentorva në Gjenevë, në OKB e pastaj dola në Gjermani, filluan të më pyesnin a jetoja në Kosovë ose në diasporë dhe se a isha shqiptare. Arsyeja ishte sepse unë tashmë kisha bërë një master në Britaninë e Madhe dhe disa kishin paragjykime se shqiptarët s’kanë gra të përparuara dhe sikur nuk i bindja që isha shqiptare”, theksoi ajo.