Edita Tahiri

Edita Tahiri kundër ndryshimit të kufijve: Sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja

Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, po cilëson se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të çojë drejt një lufte të re.

Përmes një postimi në “Twitter”, Tahiri ka thënë se pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve, ka përkrahje të gjerë edhe në Kosovë.

Sipas saj, ndryshimet sjelli paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja.

Postimi i Tahirit në Twitter:

Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja.