Debati

Edi Ramës s’i hiqet nga koka Rron Gjinovci, ia përmend dorëzat e zeza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përmendur edhe sot analistin Rron Gjinovci, pas përplasjes që të dy e patën ditë më parë në emisionin Pressing.

Rama e ka quajtur Gjinovcin analfabet, derisa, ia ka përmendur të njëjtit dorezat e veta.

“Me llafe jemi të gjithë njësoj, të gjithë njësoj, të gjithë njësoj. Të gjithë kriminel, të gjithë hajdut të gjithë mafioz. Çka të bësh, çka të thuash si të rezistosh, të del tjetri atje një analfabet me doreza të zeza të flet nga Prishtina dhe të thotë mafia krimi mos na dil mos na fol, cka t’i thuash atij”, ka thënë Rama kur ka folur për Gjinovcin.

Këto deklarata Rama i ka bërë sot gjatë ditës para parlamentit.