Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

Kuvendi i Shqipërisë është përshirë përsëri nga kaosi pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për t’u përgjigjur për lidhjet e tij me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Pas bllokimit të foltores për rreth një orë, erdhi kryeministri Rama.

Rama u sulmua nga deputetët e opozitës me diçka, që mendohet se është serum, por që shpëtoi duke u mbrojtur nga sigurimi i pranishëm në sallë.