Edi Rama

Edi Rama s’e konteston raportin negativ të RSF: Do të angazhohem për përmirësim të lirisë së mediave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të sotëm të raportit të Reporterëve pa Kufij, raport ky që tregon për gjendjen alarmante të lirisë së medias në Shqipëri.

Rama ka thënë se e falënderon organizatën Reporterët pa Kufij për raportin e tyre dhe ka thënë se do të analizojnë dhe konsultohen me të gjitha palët dhe se do të ndërmerren veprime për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacioni, luftuar dezinformimin dhe për të forcua të drejtat e gazetarëve.

Ai tutje ka thënë se janë të shqetësuar për gjetjen kryesore të raportit se liria e medias është nën kërcënim dhe ka thënë se qeveria që drejton është e gatshme të marrë përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen me këtë tendencë.

 “Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre detajues Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, ka shkruar Rama.