Edi Rama publikon foto epike të Rugovës bashkë me Thaçin nën moton “Liria ka emër”

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon me shpërndarjen e postimeve në facebook të kampanjës “Liria ka emër”.

Këtë radhë Rama ka postuar një fotografi të dy figurave kryesore gjatë luftës në Kosovë por edhe pas saj, që në fakt në jetën politike ishin rival të përbetuar, transmeton Ballkani.

Në fotografi janë Ibrahim Rugova ish president i Kosovës dhe Hashim Thaçi, ish-kryeministër e ish-president poashtu, fotografi kjo historike nga konferenca e Rambujesë ne vitin 1999.