Edi Rama prezanton pamjet nga Rruga e Arbërit, uron 29 Nëntorin

Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama me anë të një video tregon pamjet nga Rruga e Arbërit.

Rama me anë të kësaj video ka uruar dhe 29 Nëntorin.

29 Nëntori i sotëm shënon 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të vendit. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.