Edi Rama nis ditën me fjalë të shenjta të Kuranit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur që çdo ditë ta fillojë me një thënie ndryshe.

Sot ai zgjodhi që të ndajë fjalë të shenjta nga  Kur’an-i, ku flitet për të pandërgjegjshmit.

“O ju qe keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, shkruhet në këto fjalë të zgjedhura

Nuk dihet se kujt ia dedikoi këto fjalë Rama, por duhet përkujtuar se së fundi ai u ‘godit’ nga shumë njerëz, të cilët e kundërshtuan atë për shkak të hedhjes në gjyq të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj pikërisht në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.