Edi Rama në KiE: “Shtëpia e verdhë” s’ishte as e verdhë dhe as klinikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Shtëpia e verdhë” për të cilën raporti i Dick Martyt pretendonte se janë nxjerrë organe njerëzish nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte as e verdhë dhe as nuk ishte klinikë.

Kështu ka thënë ai në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, njofton Klan Kosova.

“Raporti përqendrohet dhe e vendos një theks të veçantë tek një vend specifik mjekësor, një shtëpi e verdhë ku ishin përqendruar operacionet”.

“Kjo shtëpi nuk është e verdhë dhe as klinikë, është një shtëpi prej të shumtave në një zonë të thellë të Shqipërisë. Vetë fshati ndodhet në një zonë shumë të largët të Shqipërisë”.

“Ky nuk ishte vendi ideal për heqjen e organeve. Imagjinojeni të heqësh organe, pa rrymë, pa ujë dhe pa rrugë – e lerë më pa pajisjet e specializuara”.

“Ndërkohë edhe fshatarët kanë thënë se nuk kanë parë dhe dëgjuar të tilla gjëra”.