Halil Kastrati

Edi Rama nderon me mirënjohje humanistin, Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati, ka pranuar mirënjohje nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo mirënjohje iu dha për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhë.

Ishte vetë kryeministri Rama, ai që ka postuar në Facebook, momentin e ndarjes së mirënjohës dhe falënderimin për humanistin Halil Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka thënë se ishte i nderuar “të pranojë nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, mirënjohjen për aktivitetet tona në Shqipëri, e në veçanti në qytetin e Lezhës”.