Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”, do të mbajnë konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Folës kryesorë janë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë; Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë; Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së.
Në këto momente ka mbërritur kryeministri Rama, i cili u prit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Të pranishëm në konferencë janë figura të larta të LDK-së, sikurse edhe familja e ish-presidentit Rugova.
@ballkani.info Edi Rama nuk u prit nga kryeministri Kurti, por ai u prit nga Lumir Abdixhiku në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” #edirama #lumirabdixhiku #ldk #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info







