Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur dhe po debaton vendimin e Presidentit Ilir Meta për shtyerjen e zgjedhjeve për bashkësitë lokale.

Mazhoranca po kërkon të miratohet një rezolutë e cila do e rikthente vendimin e mëparshëm të Presidentit Meta për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Në seancë Kryeministri Edi Rama tha se vendimi është antikushtetues dhe jo ligjor ai tha se ky zhdekretim po provokon një konflikt civil në Shqipëri, ai theksoi se: ”Po provokohet një konflikt civil në Shqipëri me skandalin e zhdekretimin e zgjedhjeve”.

Presidenti Meta në arsyetimin e vendimit të tij ka thënë se ky vendim ka ardhur si rezultat i gjendjes aktuale politike apo siç e ka quajtur ai se Shqipëria është në një tension të madh politik. përcjellë Ballkani.info