Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto të grafikëve të faqes Coronavirus Worldometer e cila mbledh dhe publikon dhe të dhënat nga çdo vend i botës për pandeminë e koronavirusit.

Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që sipas tij mirëkuptuan qeverinë dhe mbështetën masat e marra prej saj për të parandaluar që virusi të kishte një efekt shkatërrimtar për vendin.

Ai ka dhe një kritikë për të gjithë ata që e akuzuan qeverinë se nuk ka një strategji për të përballuar pandeminë.

Sipas të dhënave, Shqipëria del të jetë e para në Ballkan për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi në 1 milion banorë.

Më pas vjen Mali i Zi. E treta është Kosova.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës ishte krenuar duke thënë se Kosova qëndron më së miri jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.

Postimi i Edi Ramës në Facebook

“Çudi e madhe ëëë?!

Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga Injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes.Të dhënat janë nga Coronavirus Worldmeter”.