Edhe sot rritje rapide në shtetin fqinj të Kosovës, pandemia po iu shkakton probleme

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore.

Rastet janë paraqitur në: Kumanove 8, Shkup 4, Tetovë 1, Strugë1 dhe Shtip 1.

Me 15 rastet e reja numri përgjithshëm i të infektuarve shkon në 570. Ndërsa janë regjistruar edhe tri viktima, dy në Tetovë dhe një në Shtip. Numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 20.

Nga këto të dhëna nuk janë përfshirë testet e qendrave private për testim pasi spitalet nuk kanë punuar.