Edhe sot mot me diell

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku pritet të ketë mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi prej 5-16 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 13°C.