Moti

Edhe sot mot i paqëndrueshëm, paradite diell e pasdite paralajmërohen rrebeshe shiu

Mot i paqëndrueshëm po parashihet edhe për ditën e mërkurë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës. Paradite nuk do të mungojnë intervale me diell.

Nga mesdita në pjesë të vendit mund të vije deri tek zhvillime të rrebesheve dhe bubullima, që kohëpaskohe paraqiten deri orëve të mbrëmjes. Temperaturat minimale pa ndonjë ndryshim, zbresin në 9C e 12C, e ato maksimale lehtazi në rënie, në 21C e 24C, njofton Prishtina Weather.

Rrebeshe shiu e bubullima parashihen edhe ditën e enjte, kryesisht orëve të pasdites.

Nga dita e premte, duket situatë më stabile, ku mund të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat të shënojnë rritje edhe deri në 27C e 28C në fundjavë. Të dielën paraqiten sërish mundësi për rrebeshe shiu orëve të pasdites.