Edhe sot asnjë rast i ri me koronavirus në kryeqytet, Ahmeti: Vazhdojmë Prishtinë

Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar as sot në kryeqytetin e Kosovës.

Ndërkaq, në krejt Kosovën janë regjistruar 26 raste të reja.

Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në natën e së mërkurës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.

“0 (zero) raste të reja në Prishtinë, dhe 26 në krejt Kosovën. Looking good! Vazhdojmë Prishtinë #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.