Vrasjet e grave

“Edhe sa vrasje tjera”, Demolli: Kurti me urgjencë duhet ta thërras Këshillin e Sigurisë

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukellit, në Pejë, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga burri i saj.

Demolli ka përmendur edhe rastin e vrasjes së Erona Coklit, para katër ditëve në Ferizaj nga ish-bashkëshorti,

Ajo ka thënë se kryeministrit Albin Kurti duhet me urgjence të thërras Këshillin e Sigurisë.

Postimi i plotë:

Sot ne Peje u vra Gjyljeta Ukelli, nene e dy femijeve. E vrau burri i saj.

Para kater ditesh u vra Erona Cokli, ne Ferizaj. E vrau ish-burri i saj.

Trishtues tmerri i vrasjeve – gati te cdoditshme – te grave kosovare.

Ky femicid eshte gjendje e jashtezakonshme dhe Kryeministri Kurti me urgjence duhet ta therrase Keshillin e Sigurise. Shteti nuk mund vetem t’i numeroje grate e vrara. Ndjeshmeri shume me e madhe institucionale per dhunen ne familje, konfiskime armesh.

Kur eshte boll?

Edhe sa vrasje tjera?

Kush do te jete viktima e ardhshme?

VIDEO BONUS: