Edhe sa vota i duhen koalicionit NISMA-AKR nga numërimi i votave me kusht, për ta kaluar pragun zgjedhor?

KQZ ende nuk i ka çertifikuar rezultatet dhe dilemma më e madhe është nëse koalicioni NISMA-AKR-PD do ta kalojnë pragun zgjedhor.

Kur janë numëruar 100% të votave dhe votat me postë kanë mbetur të numërohen edhe 24.000 vota me kusht, 2.000 vota të personave me aftësi të kufizuara dhe rreth 4.000 vota nga Serbia.

Koaliconit NISMA-AKR-PD deri më tani ka 4.99% të votave duke qenë të mjaftueshme për të mos e kaluar pragun, shkruan Ballkani.info.

Nga votat e mbetura që nuk janë numëruar këtij koalicioni i duhen rreth 1.500 vota për ta arritur pragun dhe hyrjen në Kuvendin e Kosovës. /Ballkani.info/

loading…