Edhe presidenti i Ballkanit hedh akuza të rënda ndaj gjyqtarëve të Superligës

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i është bashkuar homologut të tij nga Feronikeli, Naser Ramajt, duke i akuzuar gjyqtarët e Ipko Superligës për referim, siç e quan, skandaloz.

Më herët gjatë ditës, presidenti i Feronikeli, Naser Ramaj, i akuzoi gjyqtarët e ligës elitare kosovare për padrejtësi ndaj skuadrës së tij, duke i quajtur të shitur dhe duke e fajësuar Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë.

Kabashi i ka bërë jehonë komenteve të Ramajt, duke thënë se ky i fundit ka të drejtë të shqetësohet, duke i akuzuar gjyqtarët se po i dëmtojnë të gjitha klubet e Superligës.

Në një shkrim në Facebook, Kabashi shkroi se shefat e klubeve elitare në vend kanë marrë nismë për t’u takuar për siç thotë, t’i ndaluar “këta individë” në përpjekje e tyre për t’i shkatërruar klubet e Superligës.

loading…