Foto

Edhe Policia thyen rregullat në komunikacion, ‘kthen’ veturën në vend-kalimin për këmbësor

Një veturë e Policisë së Kosovës është parë mbrëmë duke kaluar në vendkalimin për këmbësor, duke thyer kështu rregullat e komunikacionit.

Vetura e Policisë duke kaluar në vendkalimin për këmbësor është parë të premten, rreth orës 22:00 në rrugën “Garibaldi”.

Sipas fotografive shihet që vetura e policisë nuk e ka të ndezur rotacionin (dritat e emergjencës).

Lexues të Telegrafit kanë dërguar disa fotografi ku shihet vetura e policisë.

Telegrafi i ka shkruar edhe Policisë për të marr përgjigje zyrtare lidhur me këtë.