Edhe pas 80 vitesh kështu francezët nderojnë ushtarët amerikanë të rënë në Luftën e Dytë Botërore për t’i shpëtuar nga Gjermania naziste

Dje u benë 79 vjet nga sulmi i forcave aleate në brigjet e Normandisë që shënoi edhe kthesën e Luftës Botërore, ku në këtë ditë fracezën marrin rërë nga plazhi në Omaha dhe mbushin shkronjat e gdhendura në varret e ushtarëve të rënë amerikan.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe pse kanë kaluar 8 dekada, mirënjohja e francezëve ndaj amerikanëve nuk është shuar.

“Një leksion i mirë për shqiptarët që janë ende të dehur nga dalldia populiste anti-amerikane duke përqafuar retorikën manipuluese sovraniste”, ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Dje u mbushën 79 vjet nga D-Day, sulmi i forcave aleate në brigjet e Normandisë, që shënoi edhe kthesën e Luftës së Dytë Botërore.

Çdo vit në këtë ditë, francezë të thjeshtë mbledhin rërë nga plazhi Omaha – ku amerikanët humbën 2500 ushtarë, dhe më pas e përdorin rërën për të mbushur shkronjat e gdhendura në varret e të rënëve.

Shkronjat në kryqet e bardha pothuajse zhduken dhe kur rëra fërkohet në mermerin e bardhë, emrat dalin në pah e shkëlqejnë me ngjyrë të artë.

Kanë kaluar 8 dekada por mirënjohja francezëve për çlirimin e ardhur prej amerikanëve nuk është shuar ndërsa territori i Varrezave Amerikane në Normandi i janë dhuruar SHBA-së prej Francës dhe gëzojnë statusin e ekstraterritorialitetit duke iu nënshtruar ligjeve amerikane.

Një leksion i mirë për shqiptarët që janë ende të dehur nga dalldia populiste anti-amerikane duke përqafuar retorikën manipuluese sovraniste .