Edhe pak orë kanë mbetur kur Serbia ripushton Kosovën me mallra dhe ‘mbyt’ prodhuesit vendorë

Tashmë shumë kamionë me mallra serbe shihen duke lëvizur rrugëve të Kosovës pasi që kryeministri në largim, Albin Kurti hoqi ditë më parë taksën 100 për qind për lëndën e parë nga Serbia.

Ky vendim u kundërshtua në Kosovë, pasi që ishte marrë pa miratimin e ministrave të LDK-së në shpërputhje me kërkesën e SHBA-ve.

Vendimi i marrë më 20 mars në fakt ishte heqje e plotë e taksës ndaj Serbisë e cila do të hyjë në fuqi më 1 prill. Nga kjo datë Serbia do të fus në Kosovë mallrave e papenguar. Megjithëse Kurti ka paralajmëruar se nga 1 prilli do të fillojë zbatimi i reciprocitetit si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, kjo duket zor e realizueshme, shkruan Ballkani.info.

Këtë e ka thënë edhe ish kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e ka përmendur një tëitt të Kurtit ku i drejtohet kancelares Merkel dhe në të cilin thotë se barrierat ndaj Serbisë do të hiqen pa ndonjë kundërvlerë.

“Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka thënë Haradinaj.

Kurti gjatë fushatës zgjedhore dhe pas saj, kishte premtuar se fillimisht do të vendoset reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar ndaj Serbisë e më pas do të hiqet taksa. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur, faktikisht ka ndodhur krejtësisht ndryshe dhe pa pajtimin e LDK-së.

Në fillim ai pati dalur në një konferencë të jashtëzakonshme për media me disa prodhues, duke thënë se taksa do të hiqet për lëndën e parë nga 15 marsi, e më pas në mënyrë të përshkallëzuar do të hiqet plotësisht. Kjo, sipas tij, pasi që Serbia të ndalë fushatën kundër Kosovës.

Për këtë paraqitje të befasishme të Kurtit, LDK-ja dhe ministrant e saj e kishin kuptuar nga mediat. Ky nuk ishte as vendim i qeverisë, pasi nuk ishte votuar fare aty.

Këtë gjest të mirë të Kurtit ndaj Serbisë s’e mbështeti as SHBA-ja, ku ambasadori Richard Grenelli tha se është e pamjaftueshme si masë. Grenell as vendimin e fundit për heqjen e taksës për lëndën e parë nuk e ka miratuar.

Dhe Serbia e kompanitë e saja të cilat në Kosovë për një vit kanë sjellë mallrave në vlerë deri në 500 milionë euro, janë në pritje që nga 1 prilli (e mërkurë) ta ‘pushtojnë’ sërish tregun kosovar.

Rihapja e tregut për Serbinë pas asnjë përfitim ekonomik dhe politik për Kosovën do t’i dëmtojë edhe prodhuesit vendorë. Prodhuesit kosovarë me vendosjen e taksës ndaj Serbisë kanë përfituar maksimalisht, duke e rritur prodhimin, numrin e të punësuarve dhe eksportin.

Se Serbia mezi nuk ka pritur t’i hapet porta e Kosovës, tregojnë edhe statistikat e hyrjes së kamionëve në vendin tonë që nga 20 marsi kur u hoq tarifa për lëndën e parë.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në pikën doganore në Merdare, kanë hyrë rreth 150 kamionë me të produkte të lëndës së parë nga këto dy shtete.

Në këtë pikë doganore, bëhet e ditur se që nga momenti kur ka hyrë në fuqi ky vendim, nga 20 mars e deri më 29 mars, kanë hyrë 146 kamionë me mallra te lëndës së parë. /Ballkani.info/