Edhe Olympiacosi pas Vedat Muriqit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Por, interesimi nga klube të ndryshme evropiane për ta transferuar sulmuesin shtatlartë, është goxha i madh.

Së fundi interesim ka shprehur Olympiacos, kanë njoftuar të hënën mediumet në Greqi.

Më herët interesim për lojtarin nga Prizreni kanë shprehur edhe gjigantët turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Ai edicionin e shkuar shënoi 17 gola dhe kontribuoi me tetë asistime në 34 paraqitje.

Muriqi me Rizesporin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.