Onur Sadiku është 19-vjeçari që ka ndërruar jetë mbrëmë në aksidentin me autobusin e kompanisë Durmo Turs që udhëtonte nga Shkupi për në Tetovë.
Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik është edhe i riu tjetër 19-vjeçar, Ajdin Ismaili (Aydın Ismaili).
Momentalisht katër viktima janë identifikuar Rametulla Abdurahimi, Jovica Trpevski, Onur Sadiku, Besim Kamberi, Esat Emrulai si dhe Ajdeni Ismaili.
Ende nuk dihet identiteti i 8 personave të tjerë që u aksidentuan dhe humbën jetën nga ky aksident.
Ndryshe sot ndërroi jetë edhe një i aksidentuar, me ç’rast numri i të vdekurve arriti 15 dhe mbi 30 të lënduar.







