Edhe një ngjarje madhështore mbahet në Suharekë, nga 4 shtatori nis Festivali i Teatrove

Edhe një ngjarje madhështore mbahet në Suharekë, nga 4 shtatori nis Festivali i Teatrove

Komuna e Suharekës së bashku me INK GROUP do ta mbështetët Festivalin e Teatrove që do të mbahet në Suharekë nga data 4 deri më 8 gusht.

Teatrot e qyteteve që do ta marrin pjesë në këtë festival do të jenë Tirana, Presheva, Gjilani,  Podujeva dhe Suhareka.

Më 4 shtator do të shfaqet drama “Vagon” me regji të Naser Shatrolli nga Teatri Eksperimental dhe teatri Magjik i Tiranës.

Në natën e dytë, më 5 shtator do të shfaqet drama “Tri mendje në ankand” me autor Ferdinand Hysi, me regji të Afeida Boriçi. Kjo dramë i takon Teatrit të Preshevës.

Kurse, në natën e tretë gjegjësisht më datën 6 shtator do të shfaqet drama e “Vërteta” me autor Florian Zeller me regji të Agon Myftari nga Teatri i Gjilanit.

Me datën 7 gusht do të shfaqet drama “Emigrantët” me autor Slaëomir Mrozek, me regji të  Bashkim Ramadanit nga Teatri “Avdush Hasani” i Podujevës.

Në natën e fundit të Festivalit të teatrove  do të shfaqet drama “Kërkohet bashkëshorti i ri” me autor Miro Gavran dhe me regji të Gëzim Hasani. Kurse shfaqja është pjesë e Teatrit të Qytetit të Suharekës.